Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre 404 shqiptarë

Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, mes tyre 404 shqiptarë

Gazeta gjermane  “Tagesspiegel” ka publikuar së fundmi një listë të plotë, me emra, mbiemra, origjinën dhe shkakun e vdekjes, të personave që kanë tentuar të arrijnë Europën dhe kanë humbur jetën. 33 293 njerëz të regjistruar si të vdekur në këtë përpjekje që nga viti 1993. 

33,293 emra, 33,293 fate, 33,293 të vdekur në aspiratën e përbashkët për të shkelur Europën. Figurojnë patjetër aty edhe shqiptarët, sidomos në vitet ’90, bashkë me marokenë, afganë, jugosllavë, irakenë, iranianë e së fundmi afrikanë të tjerë dhe sirianë. Gjithë lista e kombeve që janë sot në lëvizje masive. 

Puna e bërë nga gazeta është e lavdërueshme dhe është një shenjë respekti për të ikurit. Gazeta ka bashkëpunuar me disa ente dhe agjenci për të arritur në këtë finale të lavdërueshme.  UNITED for Intercultural Action, njën rrjet me bazë në Amsterdam ka mbledhur të dhënat e listës. Një pjesë e listës e përbërë nga 7,128 raste u ekspozua për herë të parë në vitin 2007 në Amsterdam dhe për 10 vjet është thuasje 5 fishuar. Në këtë listë numërohen 404 shqiptarë të Shqipërisë. 

Image

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy