Komisioni Evropian ka ngadalësuar dhe kufizuar blerjen e dozave të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga BioNTech dhe Pfizer për të favorizuar grupin francez Sanofi, me të cilin tashmë ka lidhur një kontratë.
Akuza e rëndë është bërë në një reportazh të gjatë nga e përjavshmja gjermane Der Spiegel, sipas së cilës kjo ky veprim shpjegon vonesat krahasuar me vendet e tjera të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për fillimin e vaksinimeve.
Qeveria e Berlinit i ka kërkuar me insistim Agjencisë Evropiane të Barnave, për të avancuar miratimin e vaksinës së BioNTech me një javë.
Kancelarja Angela Merkel i ka takuar të dy krijuesit e vaksinës, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, por sipas të përjavshmes së Hamburgut, në këtë pikë është tashmë tepër vonë: "Bashkimi Evropian ka blerë disa vaksina, vonë dhe nga prodhuesit e gabuar".
Parë nga këndvështrimi gjerman, nëse asgjë nuk do të ndryshonte, Gjermania nuk do të kishte sasinë e vaksinave të nevojshme për të vënë nën kontroll pandeminë deri në vjeshtën e ardhshme.



