
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin do të marrin pjesë në samitin e G20 në Indonezi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti indonezian, Joko Widodo, në një intervistë për Bloomberg.
Xi Jinping do të vijë. Putin gjithashtu më tha se do të jetë atje.
Është hera e parë që Widodo konfirmon praninë e dy presidentëve në samitin e nëntorit.
Në muajt e fundit, Joe Biden ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga G20 në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë. Dhe disa zyrtarë në administratën amerikane i bënë presion Widodo-s që të mos e ftonte Putinin në samit.
Prania e Xi dhe Putin në takim, nëse konfirmohet, do të krijonte një lloj përballjeje me presidentin amerikan, Joe Biden dhe liderë të tjerë demokratë. Në fakt, ata do të takoheshin të gjithë personalisht për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës.



