Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake "Made in Albania" (VIDEO)

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake "Made in Albania" (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilëson këtë një moment krenarie për industrinë shqiptare të mbrojtjes, ndërsa thekson se kompania TIMAK Defence do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda 30 muajve.

“Mirëmëmgjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy