Një foto e shpërndarë në “Tuiter” ka ngjallur debat. Një përdorues me emrin Andy Fuentes ka postuar selfie-n e një çifti. Fotoja tregon një djalë dhe një vajzë që përqafohen. Deri këtu çdo gjë në rregull.
Por nëse e sheh me kujdes, reflektimi në pasqyrën mbrapa është i çuditshëm. Vajza e cila e ka fytyrën të kthyer nga kamera dhe që në fakt në pasqyrë duhet t’I reflektohet pjesa e pasme e kokës, shfaqet me fytyrë edhe në reflektim. Pra njësoj sikur të kishte dy fytyra. Shumë përdorues e kanë cilësuar si “foto djallëzore” dhe kanë kërkuar heqjen e saj nga rrjeti.



