U plagos në sy gjatë protestës për Klodianin/ Rama: Operacioni doli me sukses

U plagos në sy gjatë protestës për Klodianin/ Rama: Operacioni doli me sukses

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit virtual me Komitetit e Ekspertëve në Turqi kqa folur ndër të tjera edhe për policin i cili u dëmtua në sy gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Rama ka falenderuar ekipin e mjekëve turk duke u shprehur se operacioni i kornesë së syrit për efektivin e plagosur ka dalë me sukses.


“…Falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit. Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin kemi marrë para pak lajmi se ka dalë me sukses. Falënderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord.
Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë”
, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy