Gjatë një takimi me një grup sipërmarrësisht, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjyqësori i korruptuar është bërë pengesë për projekte të mëdha investimesh në fushën e turizmit. Rama tha se gjykatat shpesh bëhen pengesë për rritjen e ekonomisë.
“Gjykatat vendosin në mënyrë të paligjshme si të trajtojnë çështjen e kolateraleve. Është e paimagjinueshme që gjykatat të bllokojnë bankat. Gjykatat janë aty për të bllokuar asetet e atyre që nuk u përgjigjen marrëveshjeve me bankat. Si do të vijë rritja e ekonomisë? Sot rritet me 3.5 %, por nëse flasim për familjet e varfra dhe ato mesatare, kjo është thjesht statistikë. Na nevojitet një rritje më e madhe. Asnjë projekt nuk zëvendëson atë që sjellin në ekonomi investimet e huaja direkte. Tre projekte të mëdha në turizëm që do të na sillnin të njëjtin impakt që sollën investimet në Malin e Zi janë të kërcënuara”, tha ai.



