Zëvendëskryetari i Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, KRIIK Albania, Dritan Taulla, thotë se mungesa e vullnetit politik e ka bllokuar deri në këtë moment votën e diasporës.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se vende si Maqedonia e Veriut e realizojnë votën e diasporës dhe se nëse në Shqipëri, do të kishte qenë vullneti politik, vota e diasporës do ishte realizuar.
Këta njerëz që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë një përfaqësim të dedikuar. Përfaqësimi i tyre në parlament nëpërmjet individëve që ata zgjedhin.
Gjithçka zgjidhet nëse ekziston vullneti politik. Moldavia ka tre anëtarë të parlamentit që zgjidhen vetëm nga diaspora.
Por para se të shkohet te modeli duhet vullneti politik që të njihet se shqiptarët që jetojnë jashtë vendi të njihen si përfaqësim me përfaqësues të tyre.
Pse ky grup zgjedhësish që është një grup goxha i madh, të mos kenë përfaqësimin e vetë të dedikuar në parlament?
Nuk është se ka një vullnet për ta prekur, ndonëse kjo është një çështje që ka lidhje me sistemin zgjedhor.
Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kemi propozuar që të shkojnë me një mjet identifikimi direkt për të votuar në qendrën e votimit, pa pasur nevojë për regjistrim paraprak.
Nëse dikush shkon dhe voton, lë shenjën e gishtit, regjistrohet në sistem dhe nuk mund të votojë dy herë.
Nëse lejohet vota e diasporës, partitë politike do të detyrojnë dhe të flasin seriozisht me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit se do iu kërkojnë votën.
Duam zgjedhje me standarde, le ti bëjmë me standarde, ai si qytetar shqiptar ka të drejtën të votojë.
Duhet mundësuar që çdo qytetar të votojë dhe t’iu bëhet sa më e lehtë të jetë e mundshme.



