Pala greke në doganën e Kapshticës ka pezulluar sërish punën këtë të mërkurë për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Puna është bllokuar në orën 11:30 dhe do të rinisë në orën 19 të pasdites. Mosfunksionimi i sporteleve greke pritet të sjellë rradhë të gjata të automjeteve në tokën shqiptare.



