Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump joftoi se kishte emëruar Karoline Leavitt, 27 vjeçe, zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë.
Leavitt e cila ka qenë zëdhënëse e fushatës së miliarderit 78-vjeçar do të bëhet pra fytyra e re e ekzekutivit amerikan.
“Karoline është inteligjente, e fortë dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive. Karoline Leavitt bëri një punë fenomenale si zëdhënëse gjatë fushatës time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të jetë zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ”, tha Donald Trump, duke siguruar se ajo do të shkëlqejë në podium dhe do e ndihmojë t’i përcjellë mesazhet popullit amerikan në mënyrë që Amerika të mund të bëhet një komb i madh ”, tha Donald Trump në një deklaratë.
Ky pozicion strategjik përfshin përgjigjen e pyetjeve të shtypit në kamera pothuajse çdo ditë.



