
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët, në ecje, në autostradën Vlorë-Fier.
Automjeti është djegur plotësisht, ndonëse në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësia.
Mendohet se flakët kanë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ndërkaq, korrespondenti i MCN TV raporton se për pasojë autostrada është bllokuara për disa minuta.



