Grabitën mijëra euro bizhuteri në argjendari, arrestohet një tjetër shqiptar në Maltë

Grabitën mijëra euro bizhuteri në argjendari, arrestohet një tjetër shqiptar në Maltë

Policia e Maltës ka arrestuar një tjetër shqiptar si të përfshirë në grabitjen e bujshme të argjendarisë “Diamonds International” në 5 tetor 2017 në Tigne.

Pak kohë më parë për ketë grabitje u arrestua Ramazan Hysa, 24 vjeç, ndërsa ditën e sotme është arrestuar 25- vjeçari Artan Çoku, banues në Pieta, pasi dyshohet se ka ndihmuar për grabitjen e argjendarisë, njofton ‘timesofmalta’.

Sipas policisë, gjatë grabitjes dy shqiptarët kanë plagosur edhe rojën e sigurisë me qytën e shotganit në kokë, dhe për pasojë ky i fundit pësoi dëmtime në kokë, por jashtë rrezikut për jetën. Nga argjendaria e grabitur mësohet se Ramazan Hysa dhe Artan Çoku kanë marrë objekte me vlerë qindra mijëra euro.

Oficerët u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 5 tetorit ku edhe i arrestuan. Kur oficerët u afruan, njëri nga shqiptarët drejtoi armën mbi ta, por nuk arriti të qëllonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy