Sot Nano kishte ftuar në studio Zef Preçin dhe Aurora Sulçen për të folur për nismën e qeverisë “Rama” për të investuar 1 miliard euro në ekonomi në tre vitet e ardhshme. Sipas Preçit kjo nismë konsiston në kryerjen e investimeve publike me paratë e privatëve, të cilët do të rimbursohen për këtë investim nga buxheti i shtetit në harkun e një kohe disavjeçare. Të dy të ftuarit e konsideruan këtë nismë të paqartë, por për aq sa është e qartë ajo bart rreziqe pasi rrit shumë borxhin publik që në këtë rast do të ishte një borxh i fshehur. Sulçe tha se ka praktika të ngjashme në botë, madje edhe të suksesshme si në Angli por, sipas saj, Shqipëria nuk është Angli.
Në thelb, të dy të ftuarit thanë se dy janë gjasat në rrethanat që kjo nismë është shpallur: 1. Është e pamundur të realizohet, e ne këtë kuptim e gjitha është një zhurmë për të bërë efekt elektoral; 2. Është e mundur të realizohet, poir është e dëmshme dhe e rrezikshme.
U fol dhe për investimin në Karpen, ku është premtuar të ndërtohet një port gjigand me 5 miliard euro, Dhe Nano tha se kjo tema e portit imagjinar të Karpenit meriton një Zululand të veçantë.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun.



