Dekreti i presidentit/ Rama: Çfarë do më shumë Meta nga Shqipëria? Akt brutal dhe i patolerueshëm

Dekreti i presidentit/ Rama: Çfarë do më shumë Meta nga Shqipëria? Akt brutal dhe i patolerueshëm

Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvend për dekretin  e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.  Ai e ka quajtur një akt brutal dhe i patolerueshëm aktin e Ilir Metës.

“Fatkeqësisht dhe jo rastësisht ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes shpesh veten: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori edhe kryeministër, edhe kryetar Kuvendi dhe President të Republikës. Plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes fushatës së zgjedhjeve”, tha Rama  - duke theksuar se dekreti i tij ka kapërcyer mbi Kushtetutën.

Mes të tjerash, Rama u shpreh se Meta është politikan i vetëm që Shqipëria i ka bërë më shumë ndere, madje duke i falur edhe skandale.

"Ky kuvend sot duhet të ishte kuvendi i bashkimit të njëzëshm të të gjitha forcave politike për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare të BE. Ky kuvend duhet tu drejtohej me një rezolutë për tu kërkuar njohjen e meritës së Shqipërisë e kushteve të vëna prej tyre dhe miratimin e rekomandimit të KE për celjen e negociatave. Por fatkeqësisht kuvendi është i detyruar të merret me një akt brutal, të patolerueshëm të Metës. E pyes shpesh veten cfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë Shqipërai më shumë ndere sesa këtij njeriu. Të cilit pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë edhe kryeminsitër, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar të republikës. Kujt më shumkë se Ilir Metës i janë falur skandalet dhe i është dhënë mundësia të rilind i burrëruar, kujt përpara Ilir Metës i takon të pyesë veten që ti lajë borxhet, që t'ua lajë shqiptarëve llumin me borxhe që u ka, socialistëve borxhet e të gjitha rasteve që më kanë mbështetur, më kanë toleruar. Janë pyetje retorike këto, historia e shtetit nuk e gjen një të dytë politikan që të ketë qenë si ai. Iliri është mësuar keq, ta tundojë zotin e tij, fatin e tij, duke u bërë me vend e pavend protagonist i një skene ku Metës asnjëherë nuk i mjafton vendi që ka. Jo president të Republikës por mbret të të gjithë shqiptarëve po ta shpallin prapë se prapë ai nuk do ndjehej mirë. Nuk do ndalej së tunduari fatin e vet, me pangopësinë e tij, me pagjumësinë e tij. Sot jemi këtu dëshmitarë të një zarari të madh", tha Rama.

Rama e quajti aktin e Metës një akt frikacak. 

​“Akti i Ilir Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës, në radhë të parë nga drejtësia. Ne  kemi marrë përsipër këtë kosto të krijuar prej tyre me qëllim që kostoja të mos u kalojë viteve të ardhshëm. Zgjedhjet pa ata, janë e keqja më e vogël, kurse shtyrja e këtyre zgjedhjeve, ka efekt të zgjatur mbi Shqipërisë. Sepse, në emër të shmangies të një palë zgjedhjeve, këta do të ligjëronin faktin se kushedi për sa vite zgjedhjet nuk do të ishin më e drejta e popullit për të gjykuar dhe e drejta e partive për të vendosur kur bëhen si edhe detyrimi i popullit për t’iu nënshtruar tekave të partive. Kjo nuk është as e pandodhur dhe as e papritur në historinë dot, por seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë, kur u mbyllën në një bunker plastmasi poshtë zyrës sime,”,  tha ndër të tjera Kryeministri.

Në kohën kur PS ka marrë vendimin për shkarkimin e Presidentit për shkak të anulimit të dekretit të zgjedhjeve, Rama u shpreh se nuk është penduar që hodhi votën për zgjedhjen e Metës si President.

“E kam votuar Ilir Metën President. Por Ilir Meta, u zgjodh president me votat e tij, është mirë ta kujtoni këtë gjë. Sepse votat tona nuk mjaftonin.

Nuk jam penduar, po të ishim kthyer pas në kohë, do ta bëja prapë. Nuk e mendoja se Ilir Meta do e nxirrte dufin dhe qëllimet e mbrapshta. Sot i uroj me gjithë zemër ta lexojë me kthjelltësi rezolutën, nëse ka probleme me dëgjimin për të kuptuar fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy