Kreu i agjencisë së menaxhimit të krizave të ishullit Havai, Herman Andaya, i kritikuar për mosaktivizimin e sirenave të alarmit gjatë zjarrit vdekjeprurës që shkatërroi qytetin Lahaina është dorëhequr nga posti i tij.
Andaya, i cili nuk kishte përvojë në menaxhimin e urgjencës, përmendi "arsye shëndetësore" për dorëheqjen.
Të paktën 111 persona janë deklaruar të vdekur. Më shumë se 1000 mbeten të zhdukur.



