Bilardo në MCN/ Korreshi: Berisha dhe Basha problemi i PD-së, 14 maj tregoi dështimin tonë

Bilardo në MCN/ Korreshi: Berisha dhe Basha problemi i PD-së, 14 maj tregoi dështimin tonë

Deputeti demokrat nga studio e emisionit Bilardo në MCN deklaroi se situata ku ndodhet PD aktualisht ka treguar se baza është mërzitur me të gjithë ata dhe se 14 maj tregoi dështim. Ai tha se Berisha dhe Basha janë problemi në këtë problem dhe sipas tij nuk janë të mjaftueshëm të dy për të fituar. “Baza është mërzitur me të gjithë ne, por ideja është se ajo sheh kush është më i fortë dhe kush ka më shumë besim. 14 maj tregoj se sado i madh të jetë një grupim nuk fitojnë dot. Fitues bëhen duke u tërhequr të gjithë mbrapsht liderët sepse Berisha dhe Basha janë problemi në këtë problem. Nuk po them të ikin fare, por nuk janë të mjaftueshëm të dy për të fituar. Fundja nuk është dhe aq gjë e keqe të mos jesh kryetar. Ne kishim 8 vjet në opozitë dhe me thënë të drejtën njerëzit ishin të lodhur dhe prisnin nga Berisha që të ikte Rama nga pushteti, por 14 maj tregoi dështimin tonë. Nëse nuk do kishte vjedhje në 14 maj, PD prapë nuk do fitonte sepse nuk u bëmë alternativë dhe njerëzit nuk na besuam, kishim humbur elektoratin gri, por do kishim marrë më shumë bashki. Njerëzit demokrat zgjodhën të mos dilnin fare të votonin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy