Dervishi: Call Center-at e paligjshëm po konkurrojnë fitimet nga kokaina. Mbrohen nga policia, pjesën më të madhe të fitimit e marrin politikanët

Dervishi: Call Center-at e paligjshëm po konkurrojnë fitimet nga kokaina. Mbrohen nga policia, pjesën më të madhe të fitimit e marrin politikanët

Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se biznesi i call center-ave të paligjshëm po konfigurohet si mënyrë fitimi që po konkurron kokainën. 

 

Duke vijuar Dervishi tha se këto ‘biznese’ po mbrohen nga policia dhe se pjesën më të madhe të fitimit e marrin politikanët e Shqipërisë. 

 

Call Center po konfigurohet si mënyrë fitimi që po konkurron kokainën. Janë 4 biznese në të zezë që po shfaqen kohët e fundit. Kokaina, call center-at mashtrues, bixhozi i paligjshëm dhe vjedhja e buxhetit të shtetit përmes tenderave. Call center po futet fuqishëm. Kemi disa episode ku vijnë evropianët dhe thonë çfarë po ndodh. Të parët erdhën spanjollët, mashtrimi nga Shqipëria kishte arritur 2 miliard euro. 

 

Nga goditja e fundit, kuptuan që është organizuar në mënyrën më të sofistikuar.

 

Ka ardhur e gjithë Evropa se janë të shqetësuar nga denoncimet e qytetarëve të tyre. Këto biznese të fuqishme i kemi afër qendrës së Tiranës. Nuk ka të ngjarë të funksionojnë pa implikimin e policisë shqiptare. Prej 10 vitesh është roje. Këtë e përforcon dhe dekonisprimi i operacioneve të tilla, edhe pse në mes janë evropianët. Policia nuk i gjurmon, i mbron. Policia nuk vepron në Shqipëri pa urdhrat e politikës. I bie që bizneset kriminale të call center-ave janë pjesë e politikës. Llokma e madhe i shkon politikës.

Tek bixhozi mbizotëron krimi. 

 

I ndalur tek rrëmbimi i Florian Sulës, i përfolur si i përfshirë më herët në biznesin e call centër-ave të paligjshëm, Dervishi tha: 

Florjan Sula është marrë peng nga dy vëllezër dhe një kushëri. Si ka mundësi që njerëzit në mes të Tiranës vijojnë të vishen me uniforma të BKH-së. Ku e gjejnë këtë guxim? Bëjnë paralelin e shtetit. Është krim cilësor. Se ky lloj krimi arrin të ketë armët maskat, makinën. Kanë funksionuar me elementë të krimit cilësor. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy