Nuk kanë kaluar 24 orë nga vdekja e dy vajzave shqiptare në Itali, një tjetë aksident i rënë ka ndodhur pasditen e sotme në shtetin fqinjë. Si pasoj e këtij aksidenti të tmerrshëm rrugor, një i ri shqiptar ka humbur jetën në Carpi.
Një "BMW" e drejtuar nga një 25-vjeçar rumun u përplas fort me kamionin e drejtuar nga shqiptari 21 vjeç. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, duke nxjerrë trupat e dy djemve të rinj nga makinat.
Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident u dërguan në gjendje kritike për jetën në spital, por rumuni arriti t’i mbijetonte incidentit edhe pse me plagë të rënda, por të njëjtin fat nuk e gëzoi i riu shqiptar, i cili ndërroi jetë në Spitalin Baggiovara.
Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e aksidentit fatal, por ashtu siç raportojnë mediat italiane, njëri prej dy shofëreve ka injoruar tabelën STOP.
Shqiptari punonte si pjesë e logjistikës në provincën e Parmës.



