Kolumbi, vritet një nga krerët e narko kartelit “Clan de Golfo”

Kolumbi, vritet një nga krerët e narko kartelit “Clan de Golfo”

Në Kolumbi është vrarë Luis Orlando Padierna Pena, i njohur me nofkën “Inglaterra”, apo emri i dytë në listën kierarkike të grupit të trafikantëve të drogës “Clan de Golfo”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos konfirmoi se Pena u vra në operacionin e forcave të sigurisë të koduar “Operacioni Agamemnun 2”.

“Ky është një lajm i mirë për sigurinë e Kolumbisë”, tha Sanotos dhe përsëri u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale që të ndalojnë krimet dhe të dorëzoheshin në polici.

Në kuadër të të njëjtit veprim të forcave kolumbiane të sigurisë, në fillim të muajit u konfiskuan 12 ton kokainë në rajonin e Antioquisë.

Ish-paramilitarët e ekstremit të djathtë, pas dorëzimit të armëve të tyre, formuan grupin Clan del Golfo gjatë vitit 2006, ndërsa konsiderohet se ky grup i drogës sot ka më shumë se një mijë anëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy