Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se opozita nuk ka arritur qëllimet përmes aksioneve të saj në Parlament, ku sipas tij as nuk është ndërgjegjësuar publiku, as nuk ka pasur një reagim nga faktori ndërkombëtar që do krijonte presion mbi mazhorancën. Kthupi thotë se opozita jo vetëm s’po prodhon asnjë produkt, por po i jep një dorë qeverisë t’i shmanget çdo debati publik për ato që do të ishin çështje të rëndësishme.
Parlamenti është vendi më i mirë në të cilin opozita ka mundësinë të shpalosë kundërshtitë e saj, t’i kërkoj llogari qeverisë, dhe kjo s’bëhet gjithmonë vetëm përmes komisioneve parlamentare. Vetëm në seancat plenare, opozita ka të gjitha mundësitë që të debatojë, të krijojë qasje, politikë, të prodhojë interes, dhe t’i kërkojë llogari qeverisë. Aksioni opozitar duhet të kishte dy objektiva, objektivi i parë të ndërgjegjësojë opinionin publik, publiku të kuptojë dhe të reagojë, dhe reagimi i publikut do krijonte presion mbi mazhorancën, dhe e dyta do ishte reagimi i faktorit ndërkombëtar. Pas 4 muaj aksion opozitar asnjë nga këto dy elementë s’kanë ndodhur. Publiku, nga sondazhet që publikohen në media, kanë qasje negative ndaj aksionit opozitar, 83 për qind e publikut s’e pranojnë qasjen e opozitës, dhe nga ndërkombëtarët s’ka lëvizje jashtëzakonisht të madhe për ta trysnuar qeverinë. Në dy muajit e fundit ka kaluar çdo ligj i mundshëm në Parlament për çështje minutash. Opozita jo vetëm s’po prodhon asnjë produkt, por po i jep një dorë qeverisë t’i shmanget çdo debati publik për ato që do të ishin çështje të rëndësishme, buxheti i shtetit, Albkontrolli. Kemi dy vjet që thuhet që Beketi s’do marrë asnjë lekë nga shqiptarët, dhe faktet tregojnë të kundërtën. Parlamenti sot është funksional, jo siç duhet, por po funksionon dhe opozita është e humbura e madhe”.
I ndalur te reforma zgjedhore, Kthupi hodhi poshtë pretendimet që ka një marrëveshje të fshehtë mes PD-së zyrtare dhe PS-së.
Ka ndonjë element që tregon se është marrëveshje e fshehtë?! Pse është marrëveshje e fshehtë?! Mbledhja e fundit e komisionit të reformës zgjedhore është 16 dhjetori, ku PD shkoi me propozimet e saj. Që në 2022-shit ne kishim propozuar disa ndryshime që kufizonin ato që ishin shkelje të qeverisë në zgjedhje. Të gjitha propozimet u refuzuan në bllok nga PS. Nuk është se kishte konsensus më parë dhe Rama përmes deklaratës në Lezhë e prishi marrëveshjen. PS nuk ka interes ta bëjë këtë reformë zgjedhore. Reformat zgjedhore i bëjnë partitë politike, jo deputetët, se partitë janë edhe pas zgjedhjeve, deputetët nuk dihen. Kush ka qenë kundër Berishës nga 92-shi ka qenë gjithmonë armik?! Fakti që ka një pjesë të deputetëve që s’e njohin Bashën si kryetar partie, nuk e zhbën efektin ligjor që është kryetar partie”.
Duke komentuar një takim Alibeaj-Gjiknuri në një restorant, Kthupi tha:
Gjiknuri dhe Alibeaj janë takuar tre herë dhe mund ta konfirmoj që takimi ka ndodhur. Fakti që dy deputetë takohen, edhe sikur të takohen për mbarëvajtjen e komisionit për reformën zgjedhore, tregon që ka një marrëveshje?!”.
Kthupi siguroi që nuk do të ketë prim në Kodin Zgjedhor.



