"Xhadat" vë në lëvizje Presidencën/ Publikohet jetëshkrimi i Zonjës së Parë (VIDEO)

"Xhadat" vë në lëvizje Presidencën/ Publikohet jetëshkrimi i Zonjës së Parë (VIDEO)

Pak ditë pasi emisioni Xhadat, konstatoi mungesën e jetëshkrimit të zonjës së parë në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, institucioni reagoi duke e vendosur atë. 

Bazuar në të dhënat e publikuara, ja kush është zonja e parë e vendit:

Zonja  Armanda Begaj ka lindur në Tiranë në 12 korrik 1968.

Ajo është e martuar me z. Bajram Begaj prej vitit 1992 dhe kanë dy djem.

Në vitin 1990 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë dhe në vitin 2011 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim-Biznes.

Në vitet 1990-2002 znj. Begaj ka punuar mësuese matematike në arsimin para universitar. Në periudhën 2002-2021 ajo ka punuar si specialiste IT në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe prej vitit 2021 kryen detyrën e specialistes së Teknologjisë së Informacionit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy