Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në kabineti qeveritar të Ramush Haradinajt.
Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka dëshiruar suksese në këtë funksion.
I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se janë në përgatitje që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet nesër pasdite.
Ai ka bërë të ditur se ende nuk e kanë plotësuar listën e kabinetit qeveritar pasi që jo të gjitha partitë i kanë dorëzuar emrat e ministrave që do të jenë në qeverinë e ardhshme.
Deklaratat i bëri pas nënshkrimit të një deklarate zotuese me kryesuesin e Këshillit të rinisë evropiane të Kosovës Avdullah Hasani, për angazhimin e tij për fuqizimin e të rinjve gjatë mandatit të tij qeverisës.



