
Kryeministri Rama u ka dërguar një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën me baronët e drogës. Rama e thekson këtë fakt në një opinion për prestigjiozen “Financial Times”, ku shton se lufta ndaj drogës dhe krimit mbetet një problem evropian dhe jo vetëm i Shqipërisë.
“Të premten unë u kam dërguar një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës”- thotë kryeministri.
‘Ne e dimë se disa banojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ne duam ndihmën tuaj dhe në këmbim ofrojmë ndihmën tonë për këta persona. Kjo është një betejë që duhet të luftohet dhe të fitohet së bashku’, thuhet në letrën e Ramës dërguar 28 liderëve të BE.



