Reduktimi i numrit të gjyqtarëve për shkak të vetingut si dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore ka sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë edhe për qytetarët e Lezhës.
Kryetari i Dhomës së Avokatëve në këtë qytet, Islam Ismaili, teksa flet për zvarritje të proceseve fajëson Këshillin e Lartë Gjyqësor për mosmarrjen e masave që sipas tij ka futur sistemin në një situatë të vështirë.



