7 fshatra në Kaçinar rrezikojnë të mbeten pa ujë, banorët: Largohuni, mos na çoni në gjakderdhje

7 fshatra në Kaçinar rrezikojnë të mbeten pa ujë, banorët: Largohuni, mos na çoni në gjakderdhje

Shtatë fshatra të Kaçinarit në Mirditë rrezikojnë të mbeten pa ujë, pasi uji i lumit do të merret dhe futet në tub për të ndërtuar HEC-e. 

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV u ndal në fshatin Simon aty ku dhe kalon lumi, por banorët paralajmërojnë që kompania private të largohet dhe të mos i detyrojnë të shkojnë në gjakderdhje. 

Banorët thonë se janë vendosur aty sepse ka pasur lumë dhe sot ky lum do të futet në tub, pasi do të ndërtohen HEC-e me tub, ku uji do të futet në tub dhe di të shkarkojë te turbina dhe kjo ka bërë që banorët të nisin një protestë. 

Ata thonë se protestën e kanë nisur që në vitin 2015 kur është bërë tenderi i parë që të jepet me koncension lumi që të futet në tub.

Por tashmë situata është tensionuar pasi kompania ka filluar të punojë dhe ka sjellë makineritë.

Në vitin 2015 një banor i yni mashtroi banorët e fshatit që të marrë ujin. Ish-kryebashkiaku na tha se e keni nga ministria. Bashkia na tha merruni me privatin. Ditën që ne protestojmë ndërpritet puna. Firmën për HEC e ka dhënë Gjiknuri. 

Këtu nuk fiton shteti apo populli. Kryetari i bashkisë thotë kemi fitim. Uji është shtetëror, por ti po e merr nga shtetëror dhe po ia jep privatit. Ne do bëjmë rezistencë që të mos ikin nga fshati se duan të na largojnë nga fshati. 

Një fshat historik dhe me kujtime, por ne do bëjmë rezistencë që të mos dalë nga fshati.

 Ose do vijë firma në Simon dhe të ikim ne, ose të rrimë ne dhe të ikim ne. 

Vjen tjetri nga ana e anës dhe vjen e uzurpon vendin me polici. Uzurpon vendin me polici si në ‘44-ën, ndërkohë që gjermani ka ikur. Kam frikë se ka marrë pare pushteti lokal.

 Na kishin premtuar se nuk e hidhnin firmën. I bëjmë thirrje shtetit dhe firmës që të largohen dhe mos të na çojnë drejt gjakderdhjes.

Një tjetër banor shpreh shqetësimin se preket direkt nga marrja e ujit, pasi ka një ulli 100-vjeçar.

Mua më prek direkt kam një mulli gati 100 vjeçar ai më mbetet pa ujë. Me këtë përrua kanë jetuar njerëzit me qindra vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy