Rama flet në Bordin e Paqes për Thaçin/ Zogaj: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës që ka ngritur akuza edhe ndaj vetë atij

Rama flet në Bordin e Paqes për Thaçin/ Zogaj: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës që ka ngritur akuza edhe ndaj vetë atij

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi fjalën e kryeministrit Edi Rama në punimet hapëse të Bordit të Paqes.

Sipas Zogajt, ishte e qëlluar thirrja e Ramës drejtuar presidentit Donald Trump për t’u tërhequr akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte nga prokurori i Hagës, ku përfshihet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zogaj theksoi se Rama preku një “nerv” të ndjeshëm të Trump-it, duke përmendur faktin se prokurori Jack Smith ka ngritur akuza edhe ndaj vetë Trump-it gjatë mandatit të tij të parë.

Pjesa që ka bërë bujë, ka të bëjë me shfrytëzimin e atyre pak minutave për të ngritur çështjen aktuale, që shtë ajo e gjykimit të krerëve të UÇK në Hagë. Është çështje e madhe kombëtare për Shqipërinë. Rama foli si të ishte në një takim ‘tet a tet’, një temë që mund të trajtohej në një takim, por në mungesë të saj përdori këto minuta, në një mbledhje ku shumica e pjesëmarrësve nuk kishin lidhje me këtë temë. Duke prekur nervin, e Presidentit Trump, në marrëdhëniet me prokurorin Jack Smith, që ka ngritur edhe akuzën kundër tij lidhur me ngjarjet në Capitol Hill.

Ai është armiku i deklaruar i Trump, e ka shpallur Trump armikun e tij numër një, për shkak të akuzës që ka ngritur dhe ngulmon, që kjo akuzë nuk është mbyllur.

E shfrytëzoi këtë moment për të ngritur çështjen e UÇK, mendoj se është t’i luash të gjitha për të gjitha. Guxoi dhe e bëri, nuk mund të mos i themi mirë e bëri. Kundërshtar apo jo, nuk kanë arsye që ta paragjykojnë, apo gjykojnë kryeministrin, që në një takim të këtij niveli, guxoi t’i luajë të gjitha për të gjitha. Ai gjeti tribunën më të madhe, për të ngritur problemin e katër krerëve të UÇK, që janë prej 5 vite pengje te një drejtësie që nuk kuptohet se çfarë është. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy