Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi është kapur me një sais të vogël kanabisi. Xhiseldo Kaliqi, 21 vjeç, është vënë në pranga pasi iu gjetën me vete 0.9 gr kanabis, ndërsa në shtëpi kishte 37 fara të kësaj bime.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.03.2017, Shërbimet e Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Xhiseldo Kaliqi,21 vjeç, banues në Tiranë Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në sheshin "Nënë Tereza", ju gjet një sasi lënde narkotike.
Po kështu dhe gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjet një tjetër sasi lënde narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: -0.9 (zero pikë nëntë) gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. - 37 (tridhjetë e shtatë) fara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.



