PS: PD të bëjë transparencë për lobimin 1 milion USD, Basha: Po hidhni shashka

PS: PD të bëjë transparencë për lobimin 1 milion USD, Basha: Po hidhni shashka

Në emër të PS-së, deputetja Blerina Gjylameti i kërkoi sot kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të dalë dhe të japë llogari se ku i ka gjetur një milion dollarët që ka paguar për lobim në SHBA. Gjylameti i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur origjinën e këtyre parave.

“Me Fake Neës kundër qeverisë, Basha nuk tha asgjë për një milion $ për lobim për SHBA. Kush i pagoi? Nga erdhën? Pse prokuroria nuk nis hetimet? Basha duhet të japë përgjigje sot. Duhet të shpjegojë cfarë bëri në SHBA kur firmosi kontratën, janë 500 mijë dollarë me kompani fantazmë. Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit. Në KQZ nuk figurojnë këto shpenzime, asnjë deklarim në raportin e dorëzuar nga PD. Dyshime serioze për origjinën e parave. Shpenzimet e PD për fushatën janë raportuar vetëm 500 mijë dollarë. Basha të sqarojë ku i ka gjetur një milion dollarë? Këta që flasin për para të pista, ku i kanë gjetur paratë? Cila është marrëdhënie e Bashës me kompanitë Off shore, në emër të kujt është regjistruar në Belize dhe më pas në kompanitë e tjera? “ përfundoi deputetja e PS. 

Ndërkohë në një deklaratë vetëm pak minuta më pas, kreu i demokratëve, i cilësoi akuzat e Gjylametit një shashkë për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Dekonspirimi i aksionit për kokat e policisë është bërë nga Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Arsyeja është e qartë, Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që do të luanin rol direkt. Drejtori i policisë së Vlorës ka mbrojtur vëllanë e Xhafës për 4 vite”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy