
Një çift në Nju Jork fituan gjyqin ndaj djalit të tyre 30-vjeçar, që nuk pranonte të largohej nga shtëpia.
Në padinë e ngritur, dy prindërit Chrisitna dhe Mark Rotondo janë shprehur se i kanë kërkuar disa herë të birit të gjejë një punë dhe të largohet nga shtëpia.
Madje në një rast, ata thanë se i kishin dhënë 1 100 dollarë për t’u larguar.
Djali 30-vjeçar është shprehur pas vendimit se do të apelojë.
Ai ka pranuar se nuk ka kontribuuar kurrë në shtëpi dhe kohët e fundit nuk fliste me prindërit.
Ai ka shtuar se prindërit i kishin thënë se mund të jetonte me ta, 8 vjet më parë, kur ai humbi punën.
Gjatë një seance në gjykatën më të lartë të shtetit në Sirakuzë, një gjyqtar vlerësoi hulumtimin ligjor të Michael Rotondo, por urdhëroi që ai të largohej nga shtëpia.
Oferta e tij për të qëndruar në shtëpinë e prindërve të tij edhe për gjashtë muaj të tjerë nuk u pranua.
Por Rotondo, i cili përfaqësonte ligjërisht veten, tha se njoftimi i dëbimit që ishte i ashpër.



