Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në studion e emisionit “MCN Economy” se ligji për arsimin e lartë duhet parë sërish pasi ai që u bë në 2015 nuk i rezistoi kohës dhe nuk iu përshtat nevojave të arsimit dhe ekonomisë.
Sipas Mekës problematikat që ka kryesisht sistemi arsimor shqiptar, nuk është i lidhur fare me ekzigjencat që ka ekonomia.
Ka shumë problematika që në ligj. Ligji i arsimit vërtetë është bërë në 2015, por doli që duhet parë prapë. Dhe në 2015 bëmë ligj që nuk i rezistoi kohës, nuk iu përshtat nevojave të arsimit dhe ekonomisë dhe të industrisë.
Problematikat që ka kryesisht sistemi arsimor shqiptar, nuk është i lidhur fare me ekzigjencat që ka ekonomia. Para ’90, sistemi i lartë ishte shumë herë më i lidhur organikisht me atë lloj ekonomike që kishim. Sot shpenzohet 2.4-2.5% i GDP-së. Është çështje prioritetesh dhe mënyra si ndërtohet arsimit.
Nuk mund të shkohet pa njëlloj harmonizimi midis kërkesës dhe ofertës. Do të thotë që duhet të jetë tregu ai që përcakton çfarë duhet të prodhojë sistemi i lartë arsimor.



