
Michael Bolton ka anuluar koncertet në turneun e tij pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të një tumori në tru, i cili u diagnostikua para Krishtlindjeve.
Në një mesazh për fansat në Facebook, këngëtari 70-vjeçar i “When A Man Loves A Woman”, tha se operacioni doli me sukses.
Po shërohem në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes sime.
Bolton, dy herë fitues i Grammy-t, siguroi se do të kushtojë “kohë dhe energji” gjatë dy muajve të ardhshëm për t’u rikthyer në këmbë dhe se pezullimi i turneut është vetëm i përkohshëm.
Zhgënjimi i fansave ose shtyrja e një shfaqjeje ka qenë gjithmonë gjëja më e vështirë për mua, por mos kini dyshime.
Po punoj shumë për të përshpejtuar rikuperimin dhe për t’u rikthyer së shpejti në skenë.



