Boris Beker kërkon të mbrohet nga falimenti me imunitet diplomatik

Boris Beker kërkon të mbrohet nga falimenti me imunitet diplomatik

Ish-tenisti Boris Becker kërkon imunitet për t’u mbrojtur nga një padi e pritshme. Tre herë fituesi i Uimbeldonit pretendon se emërimi i tij si diplomat nga Republika Qendrore e Afrikës i jep atij mbrojtje nga çdo pretendim ligjor.

Becker deklaroi falimentin në vitin 2017 në lidhje me një shumë parash që i detyrohej bankës private “Arbuthnot Latham”. Por ai po hetohet për pasuri të tjera.

Republika e Afrikës Qendrore e caktoi Becker-in një atashe sportiv dhe kulturor në BE në prill 2018.

Avokati i tij thotë se kjo e mbron atë nga të qenit subjekt i procesit ligjor në gjykatat e çdo vendi për aq kohë sa ai mbetet diplomat.

Becker është i pari gjerman që fitoi Uimbeldonin, në moshën 17-vjeçare më 1985.

Ai e fitoi atë përsëri në vitet 1986 dhe 1989. Këta dy tituj janë mes 64 të tillëve që ai ka fituar gjatë karrierës 15-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy