Rusia ka humbur ndoshta rreth një të tretën e forcave tokësore që dislokoi në Ukrainë dhe ofensiva e saj në rajonin e Donbasit ka humbur vrullin dhe ka rënë ndjeshëm.
Një deklaratë e tillë u bë të dielën nga inteligjenca ushtarake britanike, raporton Reuters.
Me gjithë përparimet fillestare në shkallë të vogël, Rusia ka dështuar të arrijë përfitime të konsiderueshme territoriale gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që ka patur nivele të vazhdueshme të larta të dëmtimit. Rusia ka pësuar humbje të një të tretës së forcës luftarake tokësore.
Më tej nënvizohet se Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme shkallën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme.
Qysh nga nisja e agresionit rus më 24 shkurt, ushtria ukrainase i ka detyruar komandantët rusë të frenojnë një avancim në kryeqytetin Kiev, përpara se të bëjnë përparime të shpejta në verilindje dhe t’i largojnë ata nga qyteti i dytë më i madh, ai i Kharkiv.



