
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka uruar Kosovën me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Në një urim dërguar presidentit Hashim Thaçi, Trump shprehet se Kosova ka punë për të bërë, por Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta mbështesin në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit.
Urimi i presidentit Trump
I nderuar President:
Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.
Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.
Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.
E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.
Sinqerisht,
Donald J. Trump



