Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se në Shqipëri nxitimi për të spekuluar me çmimin e naftës është bërë traditë.
Duke vijuar Soko tha se në Shqipëri parëm direkt rritjen e çmimit, pavarësisht se nuk ka mbaruar nafta që është importuar në nëntor.
Nafta në Shqipëri është blerë më përpara. Përveç se është detyrim ligjor, çdo pikë nuk merr vetëm një njësi. Patëm direkt rritjen e çmimit. Nuk ka mbaruar nafta që është importuar në nëntor.
Ky nxitim për të spekuluar është bërë traditë. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por këtu ndodh në mënyrë ashiqare.
Ne i marrim efektet e luftës, pa nisur ende mirë luftë.



