4 mënyra interesante si të përdorni llumin e kafesë

4 mënyra interesante si të përdorni llumin e kafesë

Kafeja është pija më e njohur, si rezultat i së cilës çdo ditë konsumohen sasi të mëdha në të gjithë botën. Zakonisht, mbetjet që mbeten pas zierjes i hedhim, por llumi i kafesë ka shumë mënyra se si mund të përdoret.

Si ushqyes plehu- Plehu që përdoret për bimët nuk përmban gjithmonë lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen e bimëve, ose ndërsa rriten, thithin lëndë ushqyese nga toka, duke e dobësuar atë. Llumi i kafesë përmban minerale që ndihmojnë rritjen e bimëve, si kalciumi, kaliumi, hekuri etj.

Kundër insekteve- Disa përbërës që gjenden në kafe largojnë insektet. Ata parandalojnë mushkonjat, mizat dhe insektet e tjerë. Thjesht, lëmë në zona të ndryshme disa tasa të mbushur me llumin e kafesë.

Kundër aromës së keqe- Llumi i kafesë përmbajnë nitrogjen, i cili ndihmon në eliminimin e aromave të pakëndshme. Vendosni një tas me llum kafeje në frigorifer për të neutralizuar aromat. Mund edhe të fërkoni duart pasi të prisni hudhrën ose qepën për të neutralizuar aromën.

Skrab i lëkurës- Grimcat në llumin e kafesë veprojnë si një skrap, duke hequr qelizat e vdekura nga lëkura. Mjafton që të përziejmë llumin e kafesë me pak ujë ose vaj kokosi dhe i fërkojmë me duar direkt në trup. Llumin e kafesë mund ta përziejmë edhe me një sasi të vogël mjalti dhe ta përdorim si skrab buzësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy