Kush është Pavel Durov? Themeluesi i “Telegram”-it, mërgimtari rus që është baba i mbi 100 fëmijëve

Kush është Pavel Durov? Themeluesi i “Telegram”-it, mërgimtari rus që është baba i mbi 100 fëmijëve

Pavel Durov, themeluesi i aplikacionit jashtëzakonisht të popullarizuar të mesazheve "Telegram", mbetet në paraburgim në Francë pasi u arrestua gjatë fundjavës si pjesë e një hetimi që është në proces.

Miliarderi 39-vjeçar i teknologjisë është cilësuar si Mark Zuckerberg-u i Rusisë  për rolin e tij në themelimin e platformës së mediave sociale VK, ndonëse ai u detyrua të largohej nga kompania në 2014, pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të ndarë detajet e protestuesve që ishin aktivë në faqe.

Ai vazhdoi të drejtonte “Telegram”-in nga Dubai, pasi kishte marrë nënshtetësinë e dyfishtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, dhe udhëtoi rregullisht në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme dhe Evropën, përpara se të arrestohej të shtunën. .

Arrestimi thuhet se kishte të bënte me moderimin e pamjaftueshëm në “Telegram”, me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën që tha se “vendimi s’ishte në asnjë mënyrë politik”. Një zëdhënës i policisë shtoi se hetimi lidhej me mungesën e respektimit të krimeve kibernetike dhe financiare të kryera në "Telegram".

"Telegram" numëronte 950 milionë përdorues aktivë në korrik 2024, sipas Durov, duke e bërë atë platformën e katërt më të popullarizuar të mesazheve në botë pas "WhatsApp"-it, "WeChat"-it dhe "Facebook Messenger"-it. Në një deklaratë e bërë të dielën, Telegram tha se Durov s’kishte “asgjë për të fshehur” dhe se aplikacioni u përmbahet ligjeve të BE-së dhe ndjek standardet e industrisë kur bëhet fjalë për moderimin.

Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin e asaj platforme”, thuhej në mesazhin e postuar në kanalin zyrtar të kompanisë në aplikacionin "Telegram".

"Ne jemi në pritje të një zgjidhjeje të shpejtë të kësaj situate", vijon reagimi. Mërgimtari rus rrallë jep intervista në media, por shpesh ndan përditësime dhe njohuri përmes kanalit të tij "Telegram", i cili ka më shumë se 11 milionë abonentë.

Në vitin 2019, ai reduktoi konsumin e ushqimit, si pjesë e një diete radikale që synonte të përmirësonte produktivitetin dhe përqendrimin, ndërsa një postim më i fundit zbuloi se ai ka mbi 100 fëmijë.

Sapo më thanë se kam mbi 100 fëmijë biologjikë”, shkroi ai në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram më 29 korrik. “15 vjet më parë, një miku im erdhi me një kërkesë të çuditshme. Ai tha se ai dhe gruaja e tij nuk mund të kishin fëmijë për shkak të një problemi të fertilitetit dhe më kërkoi të dhuroja spermë në një klinikë që ata të kishin një fëmijë. Shefi i klinikës më tha se kishte mungesë sa i përket cilësisë së lartë të materialit nga donatorët, dhe ishte detyra ime qytetare të dhuroja më shumë spermë për të ndihmuar në mënyrë anonime më shumë çifte... Deri në 2024 aktiviteti im dhurues ka ndihmuar 100 çifte në 12 vende për të pasur fëmijë. Për më tepër, shumë vite pasi pushova së qeni dhurues, të paktën një klinikë IVF ka ende spermën time të ngrirë të disponueshme për përdorim anonim nga familjet që duan të kenë fëmijë”, do të rrëfente ai. Miliarderi i teknologjisë planifikon që fëmijët ta gjejnë njëri-tjetrin përmes “open source”-it të ADN-së së tij.  

Sigurisht që ka rreziqe,” u tha ai 11 milionë abonentëve të tij, “por nuk pendohem që kam qenë donator. Mungesa e spermës së shëndetshme është bërë një çështje gjithnjë e më serioze në mbarë botën dhe jam krenar që bëra pjesën time për të ndihmuar”, shton ai.

Arrestimi i tij ka nxitur dënimin nga avokatët e privatësisë dhe fjalës së lirë, ku Edward Snowden që e përshkruan atë si "një sulm ndaj të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës".

Aplikacioni është përballur me polemika, pasi është përdorur nga të gjithë, nga terroristët e Shtetit Islamik e deri te rebelët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët organizojnë dhe ndajnë informacione në grupe private. Telegram thotë se “thirrjet për dhunë” janë të ndaluara në mënyrë eksplicite dhe se çdo kanal që ka përmbajtje të tillë fshihet. Në një ngjarje në vitin 2015, Durov tha se ai besonte se "e drejta për privatësi është më e rëndësishme se frika jonë nga gjërat e këqija, si terrorizmi".

Në mesazhin e tij të fundit, të postuar më 14 gusht, Durov shkroi: “Kur mbusha 11 vjeç në 1995-ën, i bëra një premtim vetes që të bëhesha më i zgjuar, më i fortë dhe më i lirë çdo ditë. Sot Telegram mbush 11 vjeç dhe është gati të bëjë të njëjtin angazhimÇdo ditë, 'Telegrami' duhet të bëhet: Më i zgjuar (më shumë veçori për njerëzit); Më i fortë (më shumë popullaritet në mesin e përdoruesve); Më i lirë (më i pavarur dhe i vetë-mjaftueshëm)".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy