Kërkonin një qyp me ar nëpër ara, arrestohen tre serbë

Kërkonin një qyp me ar nëpër ara, arrestohen tre serbë

Tre serbë janë arrestuar nga njësiti policor pasi janë vërejtur se ishin duke qarkulluar në një arë me automjetin e tyre në mes të fshatit Gushtericë dhe Dobratin të Graçanicës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe detektor për kërkimin e metaleve. Sipas policisë, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se kishin dalë për kërkimin e një qypi të arit, sipas tyre të fshehur kohë më parë.

Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata në Prishtinë, andaj i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt./KosovaPress/

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy