Astrit Isufi është 30 vjeçari nga Peja që së fundmi ka depërtuar fuqishëm në kinematografinë e huaj.
Ai sqaron për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” faktin se si nisi rrugëtimi në aktrim, teksa nga një karrierë minimale, ndryshoi gjithçka me kërkesën në një restorant, që i bëri një ditë regjisorit të filmit “Stash” që ta marrë si aktor në atë film.
Ishim në një restorant dhe hyri regjisori aty dhe unë po e dëgjoja për një projekt që do bënte ne Suedi, dhe e kisha stres dhe thoja si mund ti dal përpara por po e provoj.
Kur e mbaroj telefonatën, unë i dola përpara dhe i thashë të dëgjova në tel se do të xhirosh ën Suedi dhe vetëm më ka thënë se kush je që vjen këtu. Unë mendoja se e mori për të keq, dhe më tha se kush je i tregova që jam aktor, por deri tani në fushën e reklamave.
Ai po kërkonte në ato qaste për një aktor dhe më tha thënë që ok flasim, me ka caktuar datën për të më provuar në kasting. Kur shkova, bërë testimin dhe i pëlqeva, pastaj më tha mirëserdhe në grup.
Unë duke qenë se kam shumë vetëbesim, kështu që kur shkova atje për të bërë kast-ing, kam shkuar me idenë se 100% do e fitoj rolin.
Aktori Isufi, thotë se ‘përgjimi’ i telefonit dhe kontakti në tavolinë me atë regjisor, nga ai moment i ndryshoi jetën artistike në kinematografi.
Përgjimi i telefonit dhe shkuarja në tavolinë e tij, më ndryshoi në tërësi jetën time. Pësuan kontaktet me aktor, me botën kinematografike, gjithçka më ndryshoi që nga ai moment.
Rolin në filmin “Stash” që e mora, aty kisha rolin e një pronari të klubit, është një lloj roli i një ‘djali të keq’. Me atë film, ne morën çmimin si filmi më i mirë në Turqi.
Edhe rolet tjera i kam pasur më shumë si role negative, por në jetën private jam një djalë i mire, baba i dy fëmijëve.



