Investimi në Sazan, Meksi: I mirëpritur nëse realizohet duke respektuar çështjen e pronave (VIDEO)

Investimi në Sazan, Meksi: I mirëpritur nëse realizohet duke respektuar çështjen e pronave (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, thotë se protesta që po mbahet prej tre ditësh në Tiranë, më shumë sesa specifikisht me Zvërnecin, lidhet me rebelimin ndaj pushtetit të kryeministrit Rama dhe zhgënjimin nga opozita, e cila nuk ngjall asnjë shpresë.  

 

Ka disa protesta për këtë çështje komplekse. Prek shumë palë dhe interesa. Do shumë qetësi për ta trajtuar. Ka një sërë aktorësh. Është një protestë legjitime. Nuk buron nga interesi i veçantë për Zvërnecin, është më shumë një revoltë popullore. Është viti i katërmbëdhjetë i pushtetit të zotit Rama dhe kjo është normale. 

 

Është një protestë që ka sulmuar të dy palët, pozitë dhe opozitë. Pra edhe opozitën, e cila është gjendje disfate totale. Perceptime si ai i zonjës Zhupa që ka qenë aktive dhe pak aktorë të tjerë duhen vlerësuar, pjesa më e madhe e PD ka qenë e dezinteresuar. Kjo protestë duhet parë si formë rebelimi ndaj pushtetit të zotit Rama dhe një acarimi me opozitën, e cila nuk ngjall asnjë shpresë prej vitesh.

 

Problemet e pronave janë kudo, i tillë është rasti i Zvërnecit. Ka pasur një numër të madh drejtorësh të dorëhequr nga kadastra e Vlorës. Sot kam parë listën e pesë pronarëve kryesorë, do të ishte mirë të shoqërohej me dokumentet juridike dhe debati të zhvillohej në këtë sens. Jo çdo sherr pronësie vlen të trajtohet në media. Investitorët e huaj duhen mirëpritur, duhet gjetur forma që t’u jepet mundësia për të qenë afatgjatë në territorin e Shqipërisë. 

 

Duke u ndalur te investimi në Sazan dhe Zvërnec, Meksi theksoi se nëse ai realizohet në përputhje me ligjet shqiptare dhe adreson shqetësimet e ambientalistëve, është i mirëpritur. 

 

Edhe sikur të jetë 1 ose 2 miliardë euro është një investim superserioz. Nuk janë bërë resorte në modelet që ka Ballkani. Ky investim nëse realizohet duke respektuar çështjen e pronave dhe ligjet e Shqipërisë, është i mirëpritur. 

 

Sa i përket investitorit, nuk shoh asnjë problematikë. Debati a ka izraelit, a ka amerikanë, është më shumë për të gjobitur dikë. Pasi zgjidhen ngërçet këta investitorë mirëpriten, kemi pasur përvoja të tilla më parë. 

 

Nëse shkon mirë, është një investim i mirëpritur. Por nëse prona është mbivendosur, duhet hetuar në mënyrë që pronarët të dëmshpërblehen.

 

Lidhur me hetimin e nisur nga SPAK, Meksi tha se beson që do të jetë i shpejtë. Sipas tij, një sistem drejtësie funksional ndikon pozitivisht te interesi i investitorëve të huaj. 

  

SPAK është i mirëpritur në çdo operacion që bën. Investitorëve të huaj, kjo u jep njëfarë qetësie. SPAK ka treguar se është më e shpejtë se prokuroria e zakonshme, ndaj mbaj shpresë që kjo çështje të ecë shumë shpejt. I tërë bregdeti ka probleme të tilla. Kemi protestën e Rrjollit që vijon. Nuk shoh përfitim nga një përplasje në infinit. 

 

Çdo lloj investimi do të ishte i mirëpritur, nëse respekton shqetësimet që kanë ngritur ambientalistët. Nuk gjykoj që ka investitorë të huaj që do të vinin dhe atë sipërfaqe aq të madhe do ta bënin të gjithën beton. Unë gjykoj që një marrëveshje për këtë është mëse e arritshme. 

 

Duke u ndalur te çështja “Veliaj”, Meksi tha se duhet vlerësuar insistimi i tij në ndjekjen e drejtësisë. Ndërsa qëndrimin e kryesocialistit Rama se “Veliaj nuk është më çështje e PS, e cilësoi tërësisht të drejtë. 

 

Është një ndër çështjet e para të SPAK që preku dikë në pozicione të larta të pushtetit. Duhet thënë që zoti Veliaj po bën një përpjekje ligjore të respektueshme. Ka bërë shumë lëvizje që për shumë nesh kanë qenë të papritura. Është në një situatë që pritet të dorëzohesh, por ai ka bërë përpjekje dhe ka insistuar në ndjekjen e drejtësisë. 

 

Është çështje e drejtësisë dhe mendoj që për të tërë aktorët duhet njëfarë qetësie për ta ndjekur. 

 

Gjykoj që ai i PS është qëndrim i saktë. I përket drejtësisë tashmë kjo çështje. Qëndrimi i zotit Rama është i duhuri sepse shmang debate e politika. Kemi kërkuar prej vitesh që gjërat ti lihen në dorë drejtësisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy