Ligji për “Lojërat e fatit”, Mete: Formalizimi duhet të jetë i kontrolluar dhe transparent

Ligji për “Lojërat e fatit”, Mete: Formalizimi duhet të jetë i kontrolluar dhe transparent

I pyetur për ligjin për “Lojërat e fatit” gjatë konferencës vjetore që u zhvillua këtë të premte, ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete deklaroi që formalizimi i tyre duhet të jetë i kontrolluar dhe transparent dhe se do ketë vazhdim të seancave në komision për të arritur një format sa më solid.

Mete sqaroi se kërkesat janë shtrenguar që të ketë operatorë me eksperiencë ndërkombëtare dhe se është diskutuar që të ketë elemente gare.

Lojërat e fatit, unë mendoj që ka pasur diskutime të shëndetshme në komision. Sa i përket këtij sektori, vlerësoj që është e rëndësishme të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi.  Një formalizim që duhet të jetë i kujdesshëm, i kontrolluar dhe transparent.

Besoj që ligji edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje, duke mbajtur parasysh që të gjitha pagesat planifikohen të jenë vetëm përmes sistemit të pagesave.

Bëhet fjalë vetëm për lojëra online digitale, të kontrolluara.

Janë shtrënguar kërkesat që të ketë operatorë me eksperiencë ndërkombëtare, por jo thjesht ndërkombëtare, por në vendet e BE-së dhe në vendet e OECD,  pra në vende të zhvilluara.

Është diskutuar që të ketë elementë gare, pasi numri i licencave të mundshme është i kufizuar në mënyrë që të jetë sa më transparente dhe rigoroze qasja në këtë drejtim ashtu siç ligji thotë të ardhurat shkojnë për arsim, inovacion dhe sport. Diskutimet kanë qenë të shëndetshme dhe në frymën e përmirësimit të ligjit dhe pasjes së një akti ligjor sa më konsoliduar.

Ne jemi në diskutim në Komision, diskutimi po vazhdon. Komisioni ka bërë një sërë propozimesh, ka një procedurë parlamentare sesi bëhet ndërveprimit. Besoj se do ketë vazhdim të seancave në komision për të arritur një format sa më solid të ligjit.

Po ashtu Mete, në konferencën e sotme sqaroi se ligji i unifikuar i investimeve synon të harmonizohet  edhe me kërkesat nga BE-ja. 

Ligji i unifikuar i investimeve, jo thjesht strategjike ka kohë që diskutohet. Synimi është që të përditësohet një ligj që ka qenë për investimet e huaja i viteve ’90 dhe të harmonizohet me parashikimet që janë në ligjin e investimeve strategjike, me kërkesat që na vijnë nga BE-ja por edhe me procedurat që ndiqen nga AIDA në mënyrë që për cilindo investitor që i qaset Shqipërisë të mund ë ketë një panoramë sa më të plotë të aspekteve ligjore në mbrojtje të tij apo të përfitimeve që mund t’i ofrohen si investitor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy