Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtorin e ri të CIA-s dhe Musk në krye të ‘Doge’

Trump zgjedh John Ratcliffe si drejtorin e ri të CIA-s dhe Musk në krye të ‘Doge’

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.

Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit”, tha Trump në një postim të Truth Social sipas mediave vendase.

Ratcliffe ishte një kongresmen republikan me tre mandate përpara se të shërbente në administratën e parë të Trump në mesin e vitit 2020, duke mbyllur një rrugë të gjatë.

Ratcliffe nuk ka komentuar menjëherë për emërimin e tij dhe emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati.

John është një njeri i shquar me talent të madh!” postoi Trump në Twitter duke njoftuar nominimin e parë të Ratcliffe.

Gjithashtu edhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy, do të bashkë-udhëheqin Departamentin e sapokrijuar amerikan për Efiçiencë Qeveritare.

Siç ka njoftuar presidenti i zgjedhur, Donald Trump, pavarësisht emrit, departamenti s’do të jetë agjenci qeveritare.

Trumpi ka njoftuar në një komunikatë për media se Musk dhe Ramaswamy do të bashkëpunojnë nga jashtë për t’i dhënë Shtëpisë së Bardhë këshilla dhe do të jenë në partneritet me Zyrën për Menaxhim dhe Buxhet për të bërë reformë të thellë strukturale, “që nuk është parë kurrë më parë”.

Ai ka paralajmëruar se kjo lëvizje mund t’i shkundë sistemet qeveritare. Shpenzimet qeveritare në SHBA shkojnë deri në 6.5 trilionë dollarë në vit.

Me departamentin e ri nuk është përjashtuar shkurtimi i pozitave qeverisëse, diçka për të cilën Musk ka bërë thirrje vazhdimisht. Ai ka thënë se me disa ide të tij, mund të kursehen rreth 2 trilionë dollarë.

Duke shkruar në platformën X, pronar i së cilës është vet, Musk ka thënë se do të publikojë dokumente për transparencë maksimale. Ai ka paralajmëruar publikimin e një liste me “shpenzimet më koti” të taksapaguesve amerikanë.

Departamenti për Efiçiencë Qeveritare do të njihet shkurt edhe si “DOGE”, apo që është emri i kriptovalutës Dogecoin, që përkrahet publikisht nga Elon Musk.

Musk kishte dhuruar 200 milionë dollarë për fushatën e Trumpit dhe ishte mbështetës i madh i tij në garën që e fituan ndaj Kamala Harrisit më 5 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy