
Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, njëherazi dhe kandidate në listën e hapur të Tiranës tha në studion e MCN Live se Partia Socialiste do të marrë së paku 19 mandate në kryeqytet, duke shtuar se është synim dhe mandati i 20-të.

Gjylameti tha se beson se do të jetë në Parlament, për shkak të karrierës që ka zhvilluar ndër vite dhe për shkak të marrëdhënieve që ajo ka ndërtuar me qytetarët.
Ka diskutime intensive me qytetarët për çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë. Nga takimet kuptohet dhe si është mbështetja që ke nga qytetarët. Në Tiranë ato mandate që synojmë do ia dalim. E shohim tek qytetarët dhe mbështetja, por dhe tek kritikat konstruktive.
Nuk kam frikë se nuk kam qenë ndonjëherë e angazhuar në aktivitete që shkelin ligjin.
Nuk mendoj se duhet të ketë mburojë politike.
Atë avantazhin që duhet të kisha marrë nga PS e kam marrë me mbështetje.
Unë jam nga ato që edhe kur kam qenë e 22 në listën e Tiranës, kam punuar si të isha e parë. Angazhimi im është i njëjtë.
Jam përgatitur. Në garë duhet të përgatitesh dhe për të fituar dhe humbur. Në Shqipëri duhet të punojmë me mentalitetin e të pranuarit të rezultatit.
Unë jam politikane e provuar, nëse mbështetem tregon që kam marrë vendimet e duhura, nëse jo do të thotë që në 12 vite nuk kam bërë gjënë e duhur.
Besoj se do të jem në parlament. Do jem nga vajzat dhe gratë më të mbështetura për shkak të karrierës dhe marrëdhënieve që kam njerëzit. Gara është garë, nuk ka as garë titanësh, as garë të avantazhuarish.
Do jemi ndërmjet mes 19-20 mandatesh. Për mënyrën si po punohej, mendoj se do jemi 19 mandate, 20 e synojmë ende. Është hera e parë që po bëhet garë pakëz ndryshe. Do të ketë lidhje mes votuesit dhe atij që e përfaqëson në Parlament.
Më tej, Gjylameti tha se sfidën PS-ja e ka me veten dhe jo me PD-në.
Kamza ka ndryshim rrënjësor, nuk e sheh më dallim e dikurshëm mes Tiranës dhe Kamzës. Kavaja ka vite që nuk është zonë bastion i të djathtës.
Sfidën e kemi me vetveten, jo me atë që kemi përballë.



