Ish i dashuri kërcënim të dashurës, më jep lek ose të hodha fotot ne internet

Ish i dashuri kërcënim të dashurës, më jep lek ose të hodha fotot ne internet

E pëson keq një 35 vjeçar i cili kanoste ish të dashurën se nëse nuk i jepte shuma të mëdha parash, do ti publikonte fotot intime.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe sipas policisë në pranga është vënë  shtetasi Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”. “Ky shtetas, ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj ka arritur të siguroje dhe foto intime të pjesetarve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.”­njofton policia.

Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorezonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte. Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja. Një aparat telefonik të dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy