Prej orëve të para të mëngjesit zjarri ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit, në ish-metalurgjikun në Elbasan. Aktualisht situata paraqitet e vështirë pasi zjarri nuk është arritur të shuhet.
Lidhur me situatën aty, në një prononcim për mediat, drejtuesi teknik i sigurisë së Jashtme, Mërkur Çipi u shpreh se ky zjarr ka ardhur si pasoje e nxehtësisë dhe përfshirjes nga flakët të një baterie në brendësi të grumbullit të skrapit dhe më pas një shkëndijë ka bërë që kjo të përhapet.
Sipas Çipit kjo është një fatkeqësi e ardhur nga një incident dhe nuk ka qenë e qëllimshme. Deri tani ai shprehet se kanë mundur të neutralizojnë 95% të zjarrit por një shpërthim i një bombule ka bërë përhapjen në pjesën tjetër të grumbullit. Vështirësia është krijuar pasi materialet janë plastik.



