Analistja Anduena Llabani deklaroi në MCN Live tha se audioregjistrimi i dalë mbi ngjarjen e 21 janarit ishte kërkuar nga njerëz brenda Kryeministrisë.
Sipas Llabanit audioregjistrimi u bë me qëllim që të përdorej si shantazh për një nga drejtuesit apo liderët e PD-së.
Është e konfirmuar tashmë që falë kallëzimit të ministrit Manja, Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje. Kemi një regjistrim të kallëzimit penal dhe ai do të merret në konsideratë. Nëse do kemi prova të reja, dhe do të faktohet që në vrasjet e 21 janarit, ka zyrtarë që kanë vepruar sipas urdhrave të drejtuesve të lartë të shtetit, atëherë do kemi një hetim të nisur nga SPAK. Brenda 15 ditëve SPAK ka kohë të japë një përgjigje. Vrasja e dy shtetasve ka mbetur pa autorë.
Audiopërgjimi është një incdicie, jo një provë. Është një letër-porosi që me rihapjen e çështjes në vitin 2021, nuk ka ende përgjigje nga një laborator kriminalistik ku është dërguar fisheku që ka goditur Aleks Nikën. Kalon në kanalet burokratike të vonesave të letër-porosive. Nëse do kishte vullnet të mirë të ministrisë së Drejtësisë letër-porosia mund të kishte ardhur pas 6 muajsh, apo një viti. Nuk kemi prova të reja, kemi materiale…
Ky material që del sot në prag të fushatës, ka të dhëna që njerëz që kanë qenë brenda Kryeministrisë, kanë kërkuar që ky komunikim të regjistrohet, pavarësisht fakteve dhe pretendimeve që kanë pasur prokurorët në atë kohë se janë fshirë serverat. Ky regjistrim do përdorej si shantazh për një nga drejtuesit apo liderët e PD-së. Prokurorët nuk e kanë në dorë akoma, as dëshmitë as provat.
Unë mendoj që ky material është përdorur si shantazh për Bashën, dhe pastaj është nxjerrë për Berishën. Nuk besoj se është presioni i Gjykatës Ndërkombëtare. Basha ka qenë në detyrën e ministrit dhe ka shpëtuar nga hetimi, z.Berisha nuk duket se ka prova dhe as është thirrur si person në dijeni….Ka një dorë të zezë brenda që e ka kërkuar këtë lloj përgjimi. Pse është regjistruar me diktofon?! Pse kanë dalë 3-4-5 të dhëna, komunikime.



