BE: Kina dhe Rusia po nxitin luftën në Minamar

BE: Kina dhe Rusia po nxitin luftën në Minamar

Bashkimi Europian nëpërmjet ministrit të jashtëm Josep Borell ka lënë të kuptohet se Kina dhe Rusia po japin ndihmën e tyre që lufta në Mianmar të mos përfundojë.

Në këtë shtet prej 1 shkurtit qeveria është marrë nga ushtria falë një puçi, ndërsa vetëm dje u vranë 80 persona nga protestast.

Sipas Borell ‘Kina dhe Rusia kanë penguar përgjigjjen ndërkombëtare ndaj grushtit të shtetit ushtrak në Minamar’. Ai shtoi se BE mund të ofrojë një stimul të madh ekonomik nëse demokracia rikthehet në këtë shtet aziatik.

“Nuk është për t’u habitur se Rusia dhe Kina po bllokojnë përpjekjet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për shembull, për të vendosur një embargo armësh”, tha Borell.
Që nga grusht shteti ushtarak më 1 shkurt, kur qeveria e kryeministres, Aung San Suu Kyi u përmbys, forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 700 protestues të paarmatosur, duke përfshirë 46 fëmijë, dhe masakra e fundit u zhvillua të oremten në qytetin e Bago, afër Yangon.

Kina dhe Rusia kanë lidhje të ngushta me ushtrinë e Mianmarit si furnizuesit më të mëdhenj të armëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy