Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonat malore si në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -8°C.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi vijon pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.



