
Charles III do të kurorëzohet të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni që daton mijëra vjet më parë. Nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”, ai do të vendosë kurorën e artë rreth orën 11:00. Ceremonia do të shoqërohet me këngë, të shtëna armësh dhe fishekzjarrë.
Kambanat do të bien nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur të nisë ceremonia. Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen pas ceremonisë në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Charles III do të jetë burri i pestë që kurorëzohet si mbret i Britanisë. Kujtojmë që hera e fundit kur kurorëzohej një monark ishte viti i largët 1953.
Kryeministri Rishi Sunak thotë se sot është një moment "krenaria e jashtëzakonshme kombëtare" dhe një "demostrim i gjallë i karakterit modern të vendit tonë".
Në një postim në Twitter, ai thotë: "Asnjë vend tjetër nuk mund të shfaqte një shfaqje kaq vezulluese. Por nuk është thjesht një spektakël. Është një shprehje krenare e historisë, kulturës dhe traditave tona."



