
Sot shënohet 247-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Shtet e Bashkuara të Amerikës për festën e Pavarësisë, teksa ka postuar foto nga ceremonia e pritjes dje e ish-presidentit Bill Clinton. Gëzuar 4 korrikun Amerikë GOD BLESS YOU Edhe Presidenti Bajram Begaj, ka uruar për përvjetorin e pavarësisë së Amerikës, mes mirënjohjes dhe krenarisë që i lidh këto dy vende. Gëzuar 4 Korrikun ! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë.



